VIDEO/ Patinatorja ruse bëhet Sailor Moon, perfomanca e saj është kult
Nuk mund të zgjidhte një mënyrë më të mirë për të nderuar Japoninë, se ky personazh. Evgenia Medvedeva, një nga patinatorët e Team Russia, në Tokyo, për të konkuruar në Exhibition World Team Trophy 2017 në patinazhin artistik, ka zgjedhur të performojë në një koreografi të inspiruar nga personazhi i ‘Sailor Moon’.
Në notat e siglës ‘Moonlight Densetsu’, sportistja shtatëmbëdhjetë vjeçare ka bërë kërcime dhe figura duke interpretuar personazhin e lindur nga lapsi i Naoko Takeuchi dhe që u bë filmi me i dashur me kartona i viteve 90-të.
Gjatë performancës, ajo interpretoi, këndoi dhe u transformua duke ndryshuar veshjen pikërisht ashtu siç bën Sailor Moon në siglën e animuar. E apasionuar pas filmave japonez me kartona, nuk është hera e parë që Medvedeva në pistën e akullt vishet nën petkun e një personazhi heroinë.
Interpretimi i saj në Tokyo ka qenë mbresëlënës.