VIDEO/ PD bën bilancin: 5 vite dështime të qeverisjes së Edi Ramës
Partia Demokratike ka bërë bilancin plot dështime të qeverisjes 5-vjeçare të Edi Ramës.
I ardhur në pushtet në vitin 2013, qeverisja e Ramës nisi me dështime dhe po e mbyll vitin 2018 me të tjera dështime.
‘Një vështrim të 5 viteve të qeverisë së rrënimit të shqiptarëve përmes vjedhjes së pasurive publike, lejimit të trafikut të drogës e kanabizimit të vendit, korrupsionit me taksat dhe PPP-të, ministrave të kapur nga krimi i organizuar, pastrimit të parave me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe vjedhjes së tenderave si ai i Unazës së Re me parajsa fiskale!
Një Shqipëri më e varfër e më larg Europës!’, shkruhet në faqen zyrtare të Partisë Demokratike në Facebook.
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/297075600941296/