VIDEO/ PD shkon në Surrel, disa deputetë protestë afër banesës së Ramës
Deputetët e PD-së, Klevis Balliu, Besart Xhaferri, Elda Hoti dhe anëtarët e FRPD zhvilluan këtë mbrëmje një protestë në Surrel. Me pishtarë në duar, në shenjë simbolike “flaka e shpresës do t’i vë zjarrin narkoshtetit”, ata bënë thirrje për dorëheqjen e Edi Ramës.
“Edvin, ke shpërngulur 1.2 milionë shqiptarë nga vendi i tyre. Ke vjedhur paratë e qytetarëve bashkë me Ergys Agasin.
Ia ke dorëzuar policinë krimit të organizuar dhe je përgjegjësi kryesor për cenimin e sigurisë së jetës së shqiptarëve, largimin e të rinjve dhe varfërimin e çdo familjeje shqiptare. Jep dorëheqjen dhe përballu me drejtësinë. Në të kundërt, shqiptarët do të të çojnë vetë para drejtësisë”, tha Balliu.
KOHA JONË SONDAZH

