VIDEO/ Qeni Tony nuk i ndahet padronit të plagosur, historia që përloti Argjentinën
Një histori prekëse vjen nga Argjentina. Ky qenush i ka qëndruar pranë padronit të tij deri në momentin kur ka mbërritur ambulanca.
Jesus Heuche ka rënë nga shkallët, teksa përpiqej të ngjitej në një pemë duke humbur ndjenjat. Pamjet e qenushit Tony që i qëndron mikut të tij të shtrirë kanë bërë xhiro në web.
Në momentin e mbërritjes së ambulancës të njoftuar nga fqinjët, Tony ka dashur të ngjiten në autoambulancë me padronin e tij.
Jesus pasi e mori pak veten i ka treguar mediave lokale sesi kishte shpëtuar mikun e tij me katër këmbë, i cili më parë kishte qenë një qen endacak.