VIDEO/ Rama apel pronarëve: Largojini lavazhet nga çdo qytet

Kryeministri Edi Rama ka një apel drejtuar pronarëve të lavazheve në vend, kjo që t’i largojnë ato në mënyrë vullnetare nga çdo qytet. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Rama ndau momente nga puna për prishjen e lavazheve, që ndodhen në lagje të ndryshme të kryeqytetit. Më herët kryeministri ka deklaruar se “asnjë lavazh nuk do të qëndrojë mes lagjeve për të larë makinat nëpër trotuare, ndryshe do të gjobiten”. Rama i ka ftuar gjithashtu subjektet që të marrin leje për një njësi shërbimi normale brenda rregullave, jo për lavazh në rrugë. Në gjithë vendin po vijon puna për lirimin e hapësirave publike dhe kthimin e ambienteve të përbashkëta komuniteteve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?