Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 08:21 Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për dialog me studentët, pavarësisht tensioneve dhe refuzimeve të ditëve të fundit. Rama ka përsëritur thirrjen që studentët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VIDEO/ Rama në Durrës vlerëson 35 vitet e PS: Nga tranzicioni te afrimi me BE-në

Lajme E hënë, 25 Maj 2026 18:43
VIDEO/ Rama në Durrës vlerëson 35 vitet e PS: Nga tranzicioni te afrimi me BE-në
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dega e PS-së në qarkun e Durrësit, festoi sot 35-vjetorin e themelimit, ku kryertari Edi Rama vlerësoi rrugëtimin dhe transformimin e PS-së ndër vite, duke e lidhur atë me zhvillimin e Shqipërisë. Rama tha se ky përvjetor përbën një moment të rëndësishëm jo vetëm për të kujtuar një datë historike, por edhe për të reflektuar mbi kontributin e të gjithë atyre që, sipas tij i dhanë Partisë Socialiste “aq sa mundën, kurdo që mundën dhe kudo që mundën”.

Ai kujtoi vështirësitë e viteve të para të PS-së, kur, sipas tij, në disa zona të vendit edhe vetë emri i partisë krijonte reagime negative. “Është e paimagjinueshme sot që të duash të mblidhesh dhe të mos të lejojë policia, por ky ka qenë realiteti i atyre që morën kurajon të themelojnë PS-në”, tha Rama.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me stud...

Para 41 minutash
Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

Foto nga protesta e djeshme, ku kishte dhunë e gaz

Para 3 orësh
28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

28-vjeçari që mbeti i plagosur në sy gjatë protestës në Tiranë

Para 3 orësh

Kryeministri theksoi se gjatë 35 viteve të fundit rrugëtimi i Shqipërisë është njehsuar me rrugëtimin e Partisë Socialiste. “Nëse Shqipëria sot është një Shqipëri tjetër, kjo është në radhë të parë puna, vepra dhe merita e familjes së madhe socialiste dhe progresistëve shqiptarë”, u shpreh ai. Sipas Ramës, historia e Partisë Socialiste është histori transformimi të brendshëm në funksion të transformimit të vendit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Historia e PS-së është historia e një transformimi të brendshëm në funksion të një vendi që duhej dhe duhet transformuar, dhe PS u bë zëdhënësja e nevojave të vendit dhe njëkohësisht edhe fuqia që i adresoi ato nevoja. Kur Shqipëria pati nevojë për stabilitet, ishte PS që e mishëroi dhe e garantoi atë stabilitet. Kur Shqipëria pati nevojë për kurajë për të ndërmarrë reforma të nevojshme, ishte PS që i ndërmori ato reforma”, deklaroi Rama.

Duke folur për integrimin europian, Rama tha se afrimi i Shqipërisë me Bashkimin Europian lidhet drejtpërdrejt me punën dhe përkushtimin e Partisë Socialiste. “Nëse sot Shqipëria është më pranë se kurrë Bashkimit Europian, ka vetëm një arsye të madhe dhe pastaj vijnë të tjera, më të vogla, por kjo arsye është forca, përkushtimi dhe puna e PS-së”, tha ai.

Rama paralajmëroi se ky është i pari takim në një sërë takimesh që janë planifikuar për 35-vjetorin e kësaj force politike. “E çelëm këtë cikël takimesh kremtimi dhe reflektimi në Durrës jo rastësisht, por sepse Durrësi është shëmbëlltyra e një transformimi të madh që ka në themelin e vet transformimin e vetë PS-së, nga një forcë e krijuar nga një grup njerëzish kurajozë, në një atmosferë negative ndaj tyre dhe PS-së, në një forcë që hap pas hapi, me vendosmëri, durim, organizim e përkushtim, u rrit dhe u kthye në një forcë jo vetëm fituese, por në një forcë dominuese në të gjithë qarkun Durrës, Krujë e Shijak”, tha ai.

Etiketat e lidhura

PSrama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 41 minutash

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”
Para 46 minutash

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 1 ore

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 1 ore

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 12 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 14 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 13 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.