VIDEO/ Rama: Shkoni tek ”Hani i Qerosit”
Kryeministri Edi Rama ka promovuar agroturizmin “Hani i Qerosit” në Kuçovë, duke e cilësuar atë si një destinacion ku vizitorët mund të bëhen pjesë e jetës në fermë dhe të përjetojnë nga afër traditat e zonës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thekson se çdo vizitor ka mundësinë të marrë pjesë në aktivitete të ndryshme, si kalërimi, ushqyerja e kafshëve dhe përgatitja e recetave tradicionale me produkte të freskëta vendase. Sipas kreut të qeverisë, “Hani i Qerosit” ofron një përvojë të veçantë që i afron turistët me natyrën, traditat dhe mikpritjen shqiptare.
”Agroturizëm “Hani i Qerosit”, në Kuçovë, Berat, ku çdo vizitor ka mundësinë të bëhet pjesë e jetës në fermë përmes aktiviteteve të ndryshme, si kalërimi, ushqyerja e kafshëve dhe përgatitja e recetave tradicionale me produkte të freskëta të zonës. Një përvojë e veçantë që të afron me natyrën, traditat dhe mikpritjen shqiptare. Ky investim është realizuar me mbështetjen e Programit IPARD, duke krijuar një destinacion turistik dhe promovimi të turizmit rural”,-shkruan Rama.
KOHA JONË SONDAZH

