VIDEO/ Rrethohet bashkia e Durrësit, të rinjtë i vënë flakën kutisë së votimit
Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike po protestojnë para Bashkisë së Durrësit, pas përgjimeve të dala nga Bild ku përfshihet dhe kryebashkiaku, Vangjush Dako.
Protestuesit shprehen që është një arsye më shumë pse nuk mund të ketë zgjedhje këtë të dielë. Të rinjtë kanë marrë si simbole një kuti votimi ku po vendosin lekë dhe që më pas i’u kanë vendosur flakën.
Ata kanë kërkuan ikjen e kryeministrit Rama dhe burg për kryebashkiakun Vangjush Dako. Arsyeja pse po protestojnë të rinjtë e FRPD-së është kërkesa për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit pasi sipas tyre, çdo votë është votë e krimit, e vjedhjes dhe e korrupsionit.