VIDEO/ Salianji vijon Foltoren në Elbasan, pritet nga demokratët

Ervin Salianji këtë të martë është pritur nga demokratët në Elbasan, aty ku po mban Foltoren e tij e cila nuk është pranuar nga Berisha. Salianji nisi fjalimin e tij duke deklaruar se me këtë lëvizje ai synon që ta bëjë Partinë Demokratike fituese.

“Shumë pyesin se çfarë duam ne me këtë lëvizje? Ne duam që PD të jetë fituese”, u shpreh Salianji. Ai kritikoi kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë që drejton duke deklaruar se çdo ditë zbulohet nga një aferë.

“Sot Edi Rama duhet të kishte dhënë dorëheqje”, tha Salianji. Ai ftoi qytetarët dhe mbështetësit e PD që t’i bashkohen protestës së 22 dhjetorit. “Në 22 dhjetor e gjithë energjia e kësaj salle dhe sallave në të gjithë Shqipërinë duhet të përplaset në muret e Kryeministrisë”, deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?