Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 11:11 Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh Michael Carrick nuk do të jetë më trajner i Manchester United. Sipas raportimeve të mediave angleze, aventura e tij në krye të “Djajve të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VIDEO/ Sara Mila në mesin e të rinjëve në Kuvend: Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

Lajme E hënë, 8 Dhjetor 2025 15:59
VIDEO/ Sara Mila në mesin e të rinjëve në Kuvend: Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sot në Kuvendin e Shqipërisë u mbajt një seancë e veçantë, ku si ”deputetë” dhe ”kabinet qeveritar” ishin të rinjtë e vendit, që përkon me Ditën e Rinisë. Fjalën e mbajti për ta edhe deputetja më e re e PS, Sara Mila, duke treguar dhe movituar të rinjtë që të besojnë tek politika. Ajo ndau me ta historinë e saj dhe arsyjet që e shtynë drejt politikës. ”Jam e lumtur që sot jam mes kolegëve që kanë vendosur të bëjnë të njëjtën gjë dhe ne të gjithë bashkë duhet ta mbyllim këtë seancë dhe të dalim nga kjo sallë me një pakt të vetëm, një dhe një të vetëm: Të mos largohemi nga Shqipëria”,-tha Mila.

Fjala e plotë

Dua sot ta nis fjalën time me dy histori të vogla që kanë shënuar rrugëtimin tim politik. E para është kur isha shumë e vogël, 14 ndoshta 15 vjeç. Ishte hera ine e parë që bëhesha pjesë e një salle ku diskutohej realisht për politikë. Me gjithë qejf shkoj atje dhe zë një nga vendet e fundit. Një zonjë në moshë më prek lehtë nga krahu dhe më thotë: “Po ti çfarë bën këtu, je shumë e vogël për këto diskutime, shko dil jashtë me shoqet”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për respekt dola jashtë edhe pse nuk do doja. Qëndroi me mua gjatë një pyetje “përse duhet të dilja? Përse ekziston një tryezë ku të rinjtë nuk duhet të jenë?” Ditën e parë kur u bëra pjesë e Parlamentit ja ktheva përgjigjen. Një njeri rri vendos të rri jashtë një tryeze derisa të vendosë të marrë guximin për të mos thënë jo, për të mos u çuar nga karrigia e për të shkuar e për tu përfshirë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë historia tjetër më ndodhi shumë ditë më parë gjatë periudhës kur ne ishim duke bërë fushatën tonë elektorale. Në një nga fshatrat e Elbasanit shkoj dhe vizitoj një zonjë. Më tregon dhomën e gjumit të djalit të saj. Ishte dhomë e një të riu me shumë libra, me një tavolinë studimi patjetër, me një krevat bosh. Dukej sikur jetonte dikush aty, por në fakt ajo më tha se e mbante dhomën ashtu siç ishte, ndërkohë që djali i kishte shkuar në emigracion.

Mund t'ju interesojë

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në...

Para 6 minutash
Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Para 12 minutash
Sali Berisha shkon në SPAK

Sali Berisha shkon në SPAK

Para 1 ore

“E mbaj kështu”, tha, “se vazhdoj të jem me ëndrrën dhe me shpresën se ndoshta një ditë do të kthehet prapë”. Të dyja këto momente dhe të dyja këto dilema e kanë shënjuar patjetër rrugëtimin tim politik, por sot teksa ju shikoj të gjithëve këtu që i keni tejkaluar të dyja ato e keni marrë guximin për tu angazhuar sikurse e keni marrë guximin për të qëndruar, jam vërtetë shumë e lumtur.

Pika më e dobët në fakt i referohet historisë së dytë, pikërisht largimit të të rinjve. Është fakt dhe ne nuk duhet ta mohojmë, përkundrazi duhet ta pranojmë, duhet të ballafaqohemi me këtë. Por, ashtusikurse duhet të pranojmë se historia e Shqipërisë nuk është vetëm e atyre të rinjve që ikin, historia e Shqipërisë është e atyre të rinjve që kanë ikur, por janë kthyer, historia e Shqipërisë është e atyre të rinjve që kanë ikur, por nuk i kanë humbur lidhjet me vendin, është sidomos e atyre që kanë qëndruar dhe kanë vendosur të besojnë.

Jo pak herë kam qenë dhe unë në dilemën për tu larguar, pak dhe nga presioni i shoqërisë me patjetër, është deri diku edhe trend për vendet e zhvillimit, që të shkojnë dhe të rrugëtojnë jashtë. Mirëpo kam vendosur që të qëndroj në Shqipëri sepse kam menduar dhe besuar gjithmonë sepse ta duash Shqipërinë nuk mjafton vetëm ta duash, por duhet të shërbesh në të. Unë kam vendosur të shërbej në Shqipëri.

Jam e lumtur që sot jam mes kolegëve që kanë vendosur të bëjnë të njëjtën gjë dhe ne të gjithë bashkë duhet ta mbyllim këtë seancë dhe të dalim nga kjo sallë me një pakt të vetëm, një dhe një të vetëm: Të mos largohemi nga Shqipëria. Jo duke u thënë të tjerëve mos u largoni thjesht për të mos u larguar, por të japim alternativa që shqiptarët të mos largohen, të rinjtë të mos largohen më nga Shqipëria. Mos harroni asnjëherë, se kjo është dhe më e rëndësishmja, e ardhmja e Shqipërisë nuk është jashtë kësaj salle, e ardhmja e Shqipërisë është ulur sot në të gjitha këto ulëset e Kuvendit të Shqipërisë!

Etiketat e lidhura

Sara Mila
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh
Para 3 minutash

Manchester United shkarkon Michael Carrick, largimi zyrtar është çështje orësh

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë
Para 6 minutash

Apeli i GJKKO e dënoi me 7 vite e 4 muaj burg, ish-shefi i operacionales nuk gjendet në banesë

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërpritet qarkullimi hekurudhor
Para 11 minutash

Alarm për bombë në stacionin Calais-Frethun: prefektura e Pas-de-Calais konfirmon kontrollet, ndërprit...

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum
Para 12 minutash

Pas hetimit për mbetjet e rrezikshme, Ministria e Mjedisit i heq lejen kompanisë Kurum

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 14 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 17 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 20 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.