VIDEO/ SHBA, aligatori ndjek kayakun, ikje me shpejtësi të madhe deri në breg

Frikë në brigjet e Mobile Bay, në Alabama. Një burrë, i cili po lëviz me kayak, është ndjekur gjatë nga një aligator.

Burri shtoi shpejtësinë për të mbërritur në breg dhe për të qenë më i sigurt, ndërsa zvarraniku vazhdonte ta ndiqte.

‘Ai e ka ndjekur mjetin lundrues derisa mbërriti në breg’, ka treguar në Facebook autori i videos, Shannon Collins. ‘Vetëm pasi burri ngarkoi kayakun mbi kamion kafsha u largua’.

SHKARKO APP