VIDEO/ Siguria në Ballkan, ministri Hoxha në OKB: Më shumë bashkëpunim dhe dialog
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi në Nju Jork se forcimi i bashkëpunimit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor është i domosdoshëm për garantimin e sigurisë, paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm në rajon.
Hoxha mori pjesë në një diskutim të zhvilluar në kuadër të Sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, aktivitet i organizuar nën drejtimin rumun të Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI) dhe Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
Në fjalën e tij, ministri u ndal te sfidat me të cilat përballet sot komuniteti ndërkombëtar, duke përmendur konfliktet e armatosura, kërcënimet hibride, sulmet kibernetike dhe presionet ekonomike. Sipas tij, përballë këtyre zhvillimeve, vendet e rajonit duhet të intensifikojnë dialogun dhe bashkëpunimin.
“Për Shqipërinë, bashkëpunimi rajonal mbetet një gur themeli i politikës sonë të jashtme dhe një investim strategjik në paqen, sigurinë, qëndrueshmërinë dhe prosperitetin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës në tërësi”, deklaroi Hoxha.
Duke iu referuar procesit të integrimit europian, Hoxha nënvizoi se bashkëpunimi rajonal dhe rruga drejt Bashkimit Evropian janë procese që përforcojnë njëri-tjetrin. Sipas tij, marrëdhëniet më të ngushta mes vendeve të Ballkanit Perëndimor kontribuojnë në avancimin e perspektivës europiane, ndërsa integrimi në BE krijon më shumë hapësirë për reforma, bashkëpunim dhe lidhje më të forta mes vendeve të rajonit.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4317

