VIDEO/ Skemat piramidale online, Braçe tregon si qytetarët grabiten nga llogaria bankare

Deputeti i PS-së, Erion Braçe vazhdon të denoncojë skemat piramidale online në vendin tonë. Në rrjetet sociale, Braçe ka publikuar një video që tregon se si vidheshin qytetarët që besonin te shumëfishimi i parave të derdhura në këto skema piramidale online. ”Të vjedhin me telefon në dorë! Kjo është videoja më domethënëse provë për piramidat online: Kështu ju merrnin paratë nga llogaria bankare në Binance, dhe nga Binance në Xuex! Shiheni videon! Njëra nga dy personat është Joana, personi me KYC, që ka drejtuar trajnimet me agjentët, të cilët rekrutonin njerëz dhe grumbullonin para për piramidën”,-shkruan Braçe.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?