FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Taulant Balla inspekton shkollën ”Murat Toptani” në Kamëz: Gati për të pritur nxënësit më 15 shtator

Nga një bashki ku sipas Taulant Ballës në vitin 2019 nuk kishte asnjë fëmijë të regjistruar në kopshte dhe çerdhe, Kamza sot numëron 5.700 fëmijë në sistemin parashkollor. Gjatë një vizite në shkollën “Murat Toptani”, së bashku me kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, kreu i grupit parlamentar i PS-së foli për investimet në arsim dhe zhvillimin urban të zonës, duke e cilësuar atë që ka ndodhur në qytet si një “transformim epokal”.

Sipas tij, Kamza renditet aktualisht si bashkia e dytë në vend për numrin e fëmijëve që frekuentojnë kopshtet dhe çerdhet. Balla theksoi se në Kamëz nuk ka kopshte dhe çerdhe private, por vetëm institucione të administruara nga bashkia.

“Në Kamëz nuk ka kopshte dhe çerdhe private. Ka vetëm të bashkisë. Kjo ka sjellë një standard të unifikuar dhe përmirësim të ndjeshëm të kushteve për fëmijët dhe stafin mësimor”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Balla tha gjithashtu se përmirësimi i kushteve dhe puna e stafit po reflektohen edhe në rezultatet e nxënësve, të cilët sipas tij po dallohen në olimpiadat kombëtare. Gjatë inspektimit u bë e ditur se shkolla “Murat Toptani” do të jetë gati për të pritur nxënësit me nisjen e vitit të ri shkollor më 15 shtator.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?