
Shqiptarët e diasporës vijojnë të spikasin me arritjet e tyre në arenën ndërkombëtare, duke promovuar vlerat dhe identitetin shqiptar. Këtë mesazh ka përcjellë kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, përmes një postimi nga Bukureshti, ku është shfaqur në krah të sopranos shqiptare Arlinda Morava. “Shqiptarët e diasporës shkëlqejnë me suksesin e tyre dhe ngrenë lart emrin e Shqipërisë. Me sopranon tonë të talentuar Arlinda Morava ju përshëndesim nga Bukureshti”, shkruan Balla.