Video: Të ftuarën e zë gjumi në emision, shihni çfarë i bën prezantuesi!

Eloisa, një zonjë që ishte e pranishme në shoun televiziv “La tarde aqui y ahora” i kanalit spanjoll Canal Sur, e zuri gjumi gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë duke u bërë kështu protagoniste e një shakaje të prezantuesit, humoristit Juan y Medio.

Kur moderatori vuri re se e ftuara e tij ishte në gjumë, uli zërin dhe i kërkoi publikut që të mos qeshte madje dhe të mos duartrokiste.

Pasi u mendua nëse duhet ta zgjonte apo jo, Juan y Medio propozoi të fiknin dritat, u kërkoi të pranishmëve të largoheshin nga salla dhe i tha koleges së tij që të zgjonte Eloizën dhe ta njoftonte se programi kishte 30 minuta që kishte mbaruar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sapo u zgjua, pyetja e parë që bëri zonja ishte: “Më keni nxjerrë duke fjetur në televizor?”

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo shpjegon se kishte marrë një pilulë sepse një natë më parë kishte probleme me gjumin.

Më pas pjesëmarrësit zunë vendet e tyre, u ndezën dritat dhe programi vijoi sikur s’kishte ndodhur asgjë.

Dita

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?