Video/ Vllaznia e pafuqishme, një penallti bën diferencën në Shkodër

Një gol i ka mjaftuar Fortuna Hjorring për të “prishur” ëndrrën e ekipit të Vllaznisë në futboll për femra.

Në “Loro Boriçi” të Shkodrës, vajzat mike kaluan në avantazh vetëm në minutën e 68-të, kur mesfushorja, Caroline Moller u tregua e saktë nga 11 metra larg.

Kjo fitore i jep një tjetër shtysë skuadrës daneze për të vijuar me tej aventurën në UEFA Ëomen’s Champions League, pasi në një rast suksesi edhe në takimin e një jave më vonë kualifikohet në raundin çerekfinal të kompeticionit.

Ndërkohë, Vllaznia kishte shanset e veta për të realizuar, por vajzat shkodrane dhe pasaktësia e Megi Doçit bëri që fundi i takimit të fliste për vajzat mike.

RTV Ora - UEFA Women's Champions League, Carolline Moller shënon kundër Vllaznisë

SHKARKO APP