VIDEO/ Washington, rrethi prej akulli që rrotullohet dhe të hipnotizon pamjen

SHBA-Kaylyn Messer, fotografi që jeton pranë vendit ku është parë fenomeni i rrethit të akullt, në liqenin e Washingtonit, ka dashur ta fiksojë atë me fotot e tij.

‘Shihni rrethin e akullt që ka një efekt meditativ’ ka thënë Messer, që ka postuar në Facebook foton dhe videon, duke shpjeguar që rrathët e akullt janë një fenomen natyror, që konsiston në një cipë të hollë akulli e cila merr formën e rrethit për shkak të rrymave nënujore.

‘U mrekullova kur pashë që rrethi ishte akoma aty. Kalova tërë pasditen duke parë se si ai rrotullohej.

Bëra disa foto dhe video, në mënyrë që edhe të tjerët të mund të shijonin këtë spektakël të rrallë, sqaron fotografi.

/BW

SHKARKO APP