VIDEO/ Zv/kryeministrja Koçiu dënon dhunën në Qytet Studenti: Të rinjtë duhet të ndihen të sigurt

Zv.kryeministrja Albana Koçiu ka dënuar aktet e dhunës dhe vandalizmit të regjistruara në Qytetin Studenti, duke e cilësuar të papranueshme kthimin e një hapësire të të rinjve në skenë frike dhe pasigurie. Në reagimin e saj, Koçiu theksoi se Qyteti Studenti duhet të jetë një vend ku të rinjtë ndihen të sigurt, ndërsa dënoi dhunën e ushtruar ndaj godinave dhe frikën e shkaktuar te studentët. ”Një hapësirë e dijes, e ëndrrave dhe e së ardhmes u shndërrua në skenë frike dhe vandalizmi”.

Postimi i plotë

Qyteti “Studenti” vendi ku të rinjtë duhet të ndihen të sigurtë, dje u kthye në shënjestër të dhunës. Një hapësirë e dijes, e ëndrrave dhe e së ardhmes u shndërrua në skenë frike dhe vandalizmi. Jam sot këtu për të thënë qartë se ajo që po ndodh prej katër ditësh në Tiranë është e papranueshme! Institucione të djegura, biznese të shkatërruara, qytetarë të terrorizuar dhe punonjës policie të sulmuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo nuk është protesta e studentëve! Studentët nuk shkatërrojnë konviktet, nuk frikësojnë bashkëmoshatarët, nuk dhunojnë shkollat dhe vendin e tyre. Padiskutim, e kemi thënë në krye të heres se ata meritojnë të dëgjohen dhe kërkesat e tyre të marrin përgjigje. Shteti do të mbrojë qytetarët dhe çdo akt dhune do të hetohet deri në fund. Shqipëria nuk mund të mbahet peng nga dhuna, maskat dhe frika! Kemi kapërcyer sprova shumë më të mëdha dhe do ta kapërcejmë edhe këtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqipëria e ka zgjedhur të ardhmen e saj, zhvillimin dhe familjen europiane. Nga këtu dua të inkurajoj studentët që jetojnë në këto godina të jenë të qeta dhe dua po nga këtu të përcjell një falenderim për të gjithë efektivët e policisë së shtetit dhe dua të kërkoj nga të gjithë, lutem bashkëpunoni, policia e shtetit është aty për të garantuar sigurinë dhe rendin publik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?