FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

VIDEO/ Zv.kryeministrja Koçiu: Dyfishojmë pagesën mujore për 11 mijë fëmijë me nevoja të veçanta

Zv/kryeministrja Albana Koçiu ka vizituar nga afër ambientet e reja të spitalit të Peqinit, një investim i Qeverisë Shqiptare dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit, i cili po transformohet në një Qendër Ekselence Terapeutike dhe Rehabilituese për fëmijët me aftësi të veçanta nga 0 deri në 18 vjeç.

Koçiu u shpreh se fëmijët me nevoja të veçanta, që deri dje udhëtonin larg për t’u trajtuar, do të kenë pranë shtëpisë së tyre një qendër model, me standarde europiane dhe me një ekip të plotë profesionistësh që punojnë së bashku për një qëllim: mirëqenien e fëmijës.

“Pralelisht me këtë investim, po dyfishojmë pagesën mujore për rreth 11 mijë fëmijë me nevoja të veçanta dhe për herë të parë 14 mijë kujdestarë, prindër dhe familjarë që i kanë kushtuar jetën kujdesit të përditshëm do t’u njihen sigurimet shoqërore dhe shëndetësore”, sqaron Koçiu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky vendim vjen pas miratimit të Aktit Normativ të miratuar nga Këshilli i Ministrave për buxhetin 2026 me në fokus më shumë mbështetje, investime dhe zhvillim për qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?