FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vihet në punë akseleratori i tretë tek Onkologjiku, Sala: Po punojmë për brankiterapinë dhe akseleratorin 4

Vihet në funksion të plotë Akseleratori i 3-të Linear në shërbimin Onkologjik në QSUNT, ku është trajtuar me sukses edhe pacienti i parë.

Ky investim rrit kapacitetet e trajtimit në Njësinë e Radioterapisë dhe përmirëson ndjeshëm cilësinë e shërbimit për pacientët onkologjikë, përmes aplikimit të teknologjive moderne dhe teknikave me precizion të lartë.

Ndërkohë, vijon puna për të sjellë brankiterapinë dhe Akseleratorin e 4-të Linear. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, gjatë inspektimit në Spitalin Onkologjik në QSUNT, tha se nëpërmjet akseleratorit të ri dhe implementimit të moduleve bashkëkohore rriten kapacitetet e shërbimit në Njësinë e Radioterapisë, ndërsa aplikimi i teknikave të reja realizon ndërhyrje me precizion të lartë dhe trajtime më efikase për pacientët.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministrja Sala vlerësoi bashkëpunimin me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, si për mbështetjen me pajisje moderne, ashtu edhe për forcimin e kapaciteteve profesionale nëpërmjet trajnimit të stafit mjekësor dhe fizikantëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke u ndalur në programin e investimeve për modernizimin e shërbimit onkologjik, ministrja Sala theksoi se po vijon puna për zgjerimin dhe fuqizimin e mëtejshëm të kapaciteteve trajtuese në vend.

Programi për përmirësimin e shërbimit onkologjik po përparon shumë mirë sepse kemi upgrade të dy akseleratorëve aktualë, së shpejti kemi brankiterapinë, si dhe kemi buxhetuar për të sjellë edhe Akseleratorin e 4-të Linear”, bëri me dije ministrja Sala.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?