Vijojnë kapriçot e motit. Çfarë do ndodhë nesër?

Kapriçot e motit nuk kanë fund. Duket se moti na sfidon sërish, pasi parashikimi i fundit i Meteoalb flet për mot të paqëndrueshëm me reshje bore e shiu, sipas zonave.

“Sot dhe neser vendi yne do te jete ne ndikimin e motit te paqendrueshem, duke bere qe vranesirat dhe reshjet e shiut dhe debores te jene prezent, por në sasi te pakta.

Problematike do te jete era e forte, sidomos ne zonat bregdetare duke arritur shpejtesi 60 km/h nga drejtim Juglindor”, njofton Meteoalb.

Sinoptikanët parashikojnë qe dita e premte dhe fundjava te sjellin nderpreje te reshjeve.

Temperaturat e ajrit do te variojne:

Zonat malore: minimalet -3 apo -4 dhe maksimale deri ne 3 apo 4 grade, bregdeti dhe zonat e uleta; minimalet nga 4 ne 7 grade C dhe maksimalet deri ne 12 grade C.

SHKARKO APP