Vijojnë ndërtimi i Auto-Moto Parkut, kryebashkiaku Llatja inspekton punimet nga afër

Punimet në zonën e rrugës “Gjergj Arianiti”, buzë lumit Shkumbin, po vijojnë me intensitet, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në realizimin e Auto-Moto Parkut të parë shqiptar, një prej investimeve më të mëdha dhe më komplekse të ndërmarra ndonjëherë në këtë sektor.
Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja dhe deputeti Adi Qose kanë inspektuar nga afër ecurinë e punimeve në këtë zonë, e cila po shndërrohet gradualisht në një qendër të re zhvillimi urban dhe ekonomik për qytetin.

Projekti i Auto-Moto Parkut synon të krijojë një hapësirë moderne ku natyra dhe inxhinieria bashkohen, duke ofruar kushte për organizimin e eventeve automobilistike dhe motoristike të përmasave ndërkombëtare. Ky investim pritet të ndikojë ndjeshëm në pozicionimin e Elbasanit në hartën e shpejtësisë dhe turizmit elitar, si dhe në rritjen e atraktivitetit turistik të zonës.

Rruga “Gjergj Arianiti”, për të cilën janë realizuar edhe ndërhyrje të mëparshme infrastrukturore, po kthehet kështu në epiqendrën e një transformimi të rëndësishëm urban, duke hapur perspektiva të reja zhvillimi për qytetin dhe rajonin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?