Vijojnë shoqërimet e protestuesëve nga Policia, organizatorët flasin për një provokim nga Rama
Tensioni vijon që të mbajë të mbërthyer protestën qytetare kundër qeverisë. Nga ana e Policisë së Shtetit herë pas here ka ndërhyrje, ku kapen protestues dhe do të shoqërohen për në Komisariat.
Protestuesit kanë ndryshuar skenarin e tubimit të sotëm në këtë ditë të 94-tër, pasi e kanë konsideruar si provokim praninë e kryeministrit Edi Rama në zyrën e tij në Kryeministri. Sipas protestuesve, vendimi i kreut të qeverisë për të qëndruar në godinë ka ndikuar në mënyrën e zhvillimit të protestës, duke i shtyrë ata të ndryshojnë planin e parashikuar.
Ndërkohë, situata para Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar. Protestuesit janë përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit, të cilët kanë tentuar t’i largojnë nga godina. Protestuesit kanë kundërshtuar ndërhyrjen e policisë, duke vijuar qëndrimin e tyre pranë Kryeministrisë.
Në terren kanë “zbarkuar” gjithashtu edhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, të cilët po ndjekin nga afër situatën dhe zhvillimet përpara Kryeministrisë.
KOHA JONË SONDAZH

