Viti i ri akademik në Kolegjin e Evropës në Tiranë, Mogherini: Forcojmë kapacitetet për zgjerimin e BE

Kolegji i Evropës në Tiranë ka hapur vitin e dytë akademik 2025-2026, dhe rektorja e këtij institucioni, Federica Mogherini, theksoi rëndësinë strategjike të pranisë së këtij institucioni në Shqipëri, si një investim i drejtpërdrejtë në zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe përgatitjen e diplomatëve të rinj evropianë.

Mogherini nënvizoi se procesi i zgjerimit të BE-së kërkon përmbushjen e tre kushteve kryesore, vullnetin politik të vendeve kandidate, vullnetin politik të vendeve anëtare, si edhe kapacitetet institucionale dhe teknike për reformat madhore. Ajo tha se kjo valë e re e zgjerimit të BE-së është thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin gjeopolitik të Evropës.

”Ne jemi së bashku për ta bërë integrimin sukses dhe zgjerimin e Evropës realitet. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse plotësohen tre kushte: së pari, vullneti politik në vendet kandidate; së dyti, vullneti politik brenda vendeve anëtare të BE-së; dhe së treti, kapacitetet institucionale dhe teknike për të çuar përpara këto reforma madhore. Kolegji i Evropës kontribuon në forcimin e vullnetit politik të gjithë rajonit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vullneti politik i shteteve anëtare është një nga arsyet pse ne jemi këtu, sepse kemi studentë nga këto vende. Ju do të jeni diplomatët e së ardhmes, do të njihni rajonin dhe do të kuptoni procesin e zgjerimit të BE-së. Ne përqendrohemi tek fuqizimi i kapaciteteve. Këtu mbledhim profesionistë për të studiuar, për të bashkëpunuar dhe për të kuptuar nga afër se si ndodh procesi i integrimit dhe transformimit të vendeve. Kjo valë e zgjerimit do të sjellë më shumë siguri dhe stabilitet gjeopolitik. Kur yjet vijëzohen siç duhet një gjë është e veçantë, kjo është fuqia që ka dija”, tha Mogherini.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?