Vjedhja në Pashaliman, Presidenti: Do shohim të gjitha vlerësimet dhe do marrim një vendim

Presidenti Ilir Meta ka folur për vjedhjen në bazën e Pashalimanit. Gjatë një intervistë për Zërin e Amerikës, Meta tha se ende nuk ka marrë një vendim gjeneralin Ylber Dogjani, për të cilin ministira kërkoi që të shkarkohej.

“Nuk kam patur mundësi të marr ndonjë vendim, për arsye se edhe nuk kam qenë në zyrë gjatë kësaj kohe, por megjithatë ekipi im po punon, por njëkohësisht na duhet të kemi një vlerësim më të plotë dhe më shterues pë rastin në fjalëkemi edhe pretendimet nga ana e komandantit të forcës Detare, i cili pretendon që ka paralajmëruar për pasojat apo rreziqet e një fenomeni të tillë, ka kërkuar të merren disa masa. Ne kemi kërkuar të shohim edhe vlerësimin e ministrisë, të inspektimit që është bërë dhe do të marrim vendimin më të drejtë dhe do ta bëjmë publik në mënyrën më transparante, tha kreu i shtetit për Zërin e Amerikës.

SHKARKO APP