Vjedhja në Postën e Durrësit, Bylykbashi: Sistemi i pushtetit socialist është i kapur

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi, ka reaguar pas arrestimit të drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj. Ai thekson se arrestimi i Matajt, e akuzuar për vjedhjen e rreth 700 mijë eurove nga fondet e pensioneve, është dëshmi e modelit të qeverisjes socialiste.

Postimi i plotë

Në shtator 2025 Elisabeta Mataj u emërua drejtoreshë e filialit të Postës në Durrës. Në korrik 2026, vetëm 10 muaj pas emërimit, arrestohet me akuzën se ka vjedhur 700 mijë euro nga fondet e pensioneve. Ndërkohë, është këshilltare bashkiake e PS-së, e zgjedhur në vitin 2023, pra ngre dorën për të masakruar buxhetin dhe taksat e durrsakëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një CV që tregon një model qeverisjeje kriminale. Por ka akoma më shumë. Bashkëshorti i saj, Fetah Mataj, është koordinator i PS-së në zonën e Porto Romanos në Durrës, emër që qarkullon vetëm në kohë zgjedhjesh. Nuk numërohen denoncimet për të nga PD-ja për korrupsion zgjedhor apo, më troç, shitblerje votash. Më i fundit, në zgjedhjet e 11 majit 2025, në SPAK. Rregullisht i çliruar nga akuzat. Sipas asaj që tha SPAK-u në Parlament, nuk gjetën prova për denoncimet e PD-së.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por nuk ka njeri në zonë që nuk ia di bëmat. Si shpërblim, merr familjarisht poste shtetërore drejtuese. Ky është shembulli më i qartë i modelit socialist të zgjedhjeve dhe karrierës: bli vota dhe patronazho, se promovohesh. Por ky është modeli që nxjerr zbuluar pandëshkueshmërinë, e cila është themeli i modelit të shitblerjes industriale të votës: Mosdënimi sistematik.

SPAK-u thotë se ndjek paranë për të gjetur autorët e krimit. Tani pistën e ka dhe nuk ka më justifikim. Pikërisht për këtë model kriminal qeverisjeje ka protestuar PD-ja dhe opozita prej 13 vjetësh, dhe për këtë jemi në muajin e dytë të një proteste të përditshme qytetare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?