Vjen “Hallall Sex Shop”
Kemi parë dhe dëgjuar të ketë shumë restorante apo fast-food “Hallall”, por tashmë do të ketë edhe një dyqan seksi të tillë.
“Ky dyqan do të ketë çdo gjë në përputhje me Sheriatin”, raporton Telegrafi.
Ideja është sjellë nga kompania gjermane e njohr për lodrat e saj të seksit, “Beate Uhse”, ecila mendon të shtrijë aktivitetin e saj edhe në shtetet islamike.
Ajo ka arritur një marrëveshje me kompaninë hollandeze “El Asira” dhe së bashku do të themelojnë dyqanet e seksit “Hallall”.
Në dyqan nuk do të ketë filma porno, as vagina e penis plastike, por thjesht kremra, xhel stimulues, apo vajra masazhi.
Për të blerë këto produkte, nuk është e nevojshme të shkosh personalisht në dyqan, pasi ato mund të porositen edhe online.
Sa do të kenë sukses këto dyqane seksi “Hallall” ngelet për t’u parë, megjithëse nëse bazohemi tek studimi i fundit për shikimin e faqeve prono, vendet e Lindjes së Mesme mbanin vendin parë.
Mapo