Vjeshta me Omicron, si ndikoi vaksinimi i Trump në Shqipëri?
Varianti Omicron i Covid-19 po mbizotëron këtë sezon vjeshte në vendin tonë. Infektimet janë rritur ndjeshëm në të gjitha grupmoshat, dhe kjo ndihet edhe nga fluksi i vizitave në qendrat shëndetësore dhe në spitale. Presidenti i Amerikës, Donald Trump i njohur për politikën skeptike ndaj vaksinave dhe veçanërisht ndaj asaj të Covid-it, iu nënshtrua protokollit mjekësor.
Mediat prestigjioze amerikane publikuan memorandumin zyrtar të lëshuar nga mjeku i Presidentit. Në dokumentin e datës 10 tetor, përveç kontrolleve shëndetësore që ka kryer kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump është vaksinuar kundër Covid-19 dhe kundër gripit sezonal.
”Në përgatitje për udhëtimet e ardhshme ndërkombëtare, Presidenti Trump kreu gjithashtu kontrolle shëndetësore parandaluese dhe vaksinime, përfshirë vaksinën vjetore kundër gripit dhe dozën përforcuese të përditësuar kundër Covid-19”, thuhet në memorandum.
Vaksinimi i Donald Trump ka dhënë efekte të menjëhershme edhe në vendin tonë, me rritjen e vaksinimeve ndaj Covid-it. Një ditë pas vaksinimit të kreut të Shtëpisë së Bardhë, Ambasada Amerikane në Tiranë ka kërkuar nga autoritetet shëndetësore shqiptare mbi 60 doza vaksine anti-Covid për personelin e saj.
KOHA JONË SONDAZH

