Vjeshta në Qafështamë, Rama poston fotot si pikturë

Parku Natyror i Qafështamës, 25 km në verilindje të qytetit të Krujës, ofron një peizazh magjepsës në këto ditë vjeshte, ku ngjyrat e kuqërremta dhe e verdha tërheqin jo pak vizitorë, për të shijuar bukurinë e tij.

Ky park paraqet jo vetëm një pikturë të mrekullueshme natyrore, por edhe një zonë që ofron gjithçka; qetësi, shtigje, shumëllojshmëri bimësh, ujë burimi dhe shumë pasuri të tjera. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky park, i cili në vjeshtë padyshim është një destinacion që nuk duhet humbur. Mes një natyre të paprekur turistët e shohin Parkun e Qafështamës si destinacionin e duhur për ecje nëpër shtigje, çiklizëm nëpër terrene të thyera dhe kamping.

Pjesë e Vargmalit të Skënderbeut, Qafështama ofron një natyrë mbresëlënëse, në një lartësi prej 1100 metrash dhe ngrihet lart deri në Majën e Liqenit, 1725 m mbi nivelin e detit dhe ndërthuret me vlerat kurative, ujin e familjes mbretërore dhe historisë së 90 vajzave krutane që u flijuan te “Shkëmbi i Vajës”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?