Vjeshtë në Vlorë, Rama poston foton si pikturë
Qyteti bregdetar i Vlorës edhe gjatë shtatorit është i mbushur me turistë vendas dhe të huaj, të cilët shijojnë bregdetin shkëmbor me ujërat e kristalta. Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga perëndimi i diellit në Vlorë në stinën e vjeshtës.
Muaji shtator është mjaft i përshtatshëm për të shijuar gjithçka që ofron Vlora si diell, det dhe qetësi për vizitorët.
Përveç plazheve në gjirin e Vlorës, Sazani dhe Karaburuni janë po ashtu destinacione tërheqëse për turistët vendas e të huaj, të cilët ende vijojnë të udhëtojnë nga porti i Vlorës me anije turistike.
KOHA JONË SONDAZH

