Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së për postin e kryeministres
Lidhja Demokratike e Kosovës, vendosi që Vjosa Osmani të jetë kandidate e kësaj partie për kryeministre.
Vendimi për kandidimin e saj u mor në mbledhjen e kryesisë së Lidhjes Demokratike e cila diskutoi edhe për koalicionet e mundshme para zgjedhjeve të reja të parakohshme që do të mbahen me gjashtë tetor.
Partitë politike hapën fushatën duke krijuar koalicione të reja parazgjedhore dhe duke negociuar koalicione që do t’u siguronin mbijetesën politike, apo vota të mjaftueshme për të qeverisur pa u përballur me mungesën e votave në parlament, siç kishte ndodhur në mandatin e deritashëm kur as pushteti e as opozita nuk mund të çonin përpara kauzat e tyre.