Vlahutin inspekton punimet në Vlorë: Turizmi shumë i rëndësishëm

Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri Romana Vlahutin,  zhvilloi një takim me kreun e Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli.

Pas përfundimit të takimit, në një prononcim për media, diplomatja tha se gjendet në  qytetin e Vlorës për të inspektuar nga afër punimet që po kryhen mbi tre projekte të rëndësishme të financuara nga BE.
“Jemi në dijeni që  Byee Pasi ka zgjatur por kemi ardhur të bëjmë takime edhe me sipërmarrësit me qëllimin mësimin e datave fikse për përfundimet e punimeve, pasi industria e turizmit është mjaft e rëndësishme për ekonominë e Vlorës dhe jo vetëm”, deklaroi Vlahutin.
Nga ana tjetër kryetari i bashkisë Dritan Leli ka shprehur falenderime ndaj ambasadores për vizitën  si edhe për  investimet që po kryen nga BE.
Së bashku ata kanë zbritur në terren ku kanë ndjekur nga afër për disa momente punimet e Lungomares dhe Byee Passit.

SHKARKO APP