FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vlerësimet negative në Google, Kryeministri: Po me Kalanë e Rozafës çfarë keni o patriota?!

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim në lidhje me sulmin e përhapur në rrjetet sociale për të dhënë vlerësime negative ndaj bizneseve shqiptare në “Google”.

Përveç bizneseve, kshtë lëshuar edhe një seri përshtypjesh negative ndaj Kalasë së Rozafës në Shkodër, çka edhe ka tërhequr vëmendjen e kryeministrit.

“Po me Kalanë e Rozafës çfarë keni o patriota apo ta shkatërrojmë sa të mundemi turizmin, se duhet t’i përzemë të huajt dhe të kthehemi tek koha kur hanim njëri-tjetrin ëëë?!
Uroj që prokuroria të veprojë një orë e më parë me këta dhunues të pronës publike e private dhe shantazhues të qytetarëve të këtij vendi”, shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?