Vlora nën ritmet e Alok, Rama ndan pamjet. Mijëra njerëz në një natë spektakolare
Vlora u kthye mbrëmjen e së dielës në një skenë gjigante të muzikës elektronike, me performancën e DJ Alok, një prej emrave më të njohur të skenës ndërkombëtare.
Për atmosferën e krijuar në qytetin bregdetar reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili publikoi pamje nga eventi duke e cilësuar natën si “magjike”.
“Ishte magjike Vlora mbrëmë. Një natë me mijëra drita e njerëz që kërcyen me muzikën e DJ ALOK, një prej emrave më të mëdhenj të skenës elektronike botërore”, shkroi Rama në postimin e tij.
Mbrëmja e 16 gushtit në Lungomare solli një atmosferë festive, me mijëra drita, muzikë dhe njerëz që kërcyen nën ritmet e artistit të njohur. Koncerti ishte pjesë e Dansmusik Fest dhe ishte listuar si një nga eventet kryesore muzikore të verës në Vlorë.
KOHA JONË SONDAZH

