Vodafone Business, partneri i besuar i biznesit dixhital

Për të tretin vit radhazi, Vodafone Albania, prezanton në Future2Tech, panairin e inovacionit dhe teknologjisë, që zhvillohet në Shqipëri, zgjidhjet e avancuara teknologjike, që Vodafone Business ofron në treg, për t’u ardhur në ndihmë bizneseve, drejt tregut dixhital.

“Në Vodafone Albania besojmë se dixhitalizimi është motori kryesor i rritjes dhe konkurrueshmërisë për bizneset e vogla e të mëdha. Prezantimi i Vodafone Business në Future2Tech, është një dëshmi e angazhimit tonë të vazhdueshëm, për të mbështetur bizneset shqiptare me zgjidhje inovative dhe të sigurta. – u shpreh z. Balázs Révész, Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania.

Një tjetër zgjidhje e zgjuar është Smart Energy, që ndihmon në menaxhimin, monitorimin dhe optimizimin e konsumit të energjisë elektrike, emetimet e dioksidit të karbonit, temperaturën dhe lagështinë.
Për të aksesuar dhe ruajtur çdo të dhënë të biznesit online pa nevojën e blerjes së pajisjeve të shtrenjta, Vodafone Business ofron Microsoft Azure, një platformë dhe shërbim cloud computing, që të mundëson të hostosh faqe interneti, aplikacione ose baza të dhënash online. Kjo zgjidhje thekson rëndësinë e privatësisë dhe sigurisë dixhitale, duke qenë gjithmonë në përputhje me ligjet GDPR (General Data Protection Regulation).

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa Operator Connect, është një tjetër zgjidhje që ndihmon në dixhitalizimin e sistemit të telefonisë fikse të biznesit, duke transformuar linjat tradicionale me thirrje bazuar në cloud përmes Microsoft Teams.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Future2Tech u prezantua dhe Smart Building, një zgjidhje gjithëpërfshirëse dhe e drejtuar nga teknologjia, e projektuar për kompanitë ndërtuese, zhvilluesit e pasurive të patundshme, menaxherët e objekteve dhe organizatat e mëdha. Duke kombinuar IoT, Inteligjencen Artificiale, platforma cloud dhe automatizim, ajo krijon ndërtesa të sigurta, energjikisht efikase dhe me performancë të lartë.
Biznesit sot i garantohet siguri, besueshmëri me WiFi Portal, nga Vodafone Business, një zgjidhje e menaxhuar plotësisht për rrjetin wireless, si dhe një eksperiencë më e mirë e internetit fiks me Vodafone GigaFibra.

Me Vodafone Business, dixhitalizimi nuk është më një sfidë, por një mundësi. Vodafone Albania mbetet partneri i besuar, që ndihmon bizneset shqiptare të ndërtojnë të ardhmen, duke qëndruar gjithmonë një hap përpara, në epokën dixhitale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?