Vogëlushja 2-muajshe hyn në histori si foshnja e parë që ushqehet me gji në Parlament

Një vajzë dymuajshe në Australi hyri në histori, si foshnja e parë që ushqehet me gji në Parlament.

Alia Joy është vajza e dytë e senatores së Queensland, Larissa Waters, e cila u kthye në detyrë vetëm pas dy muajsh me leje lindjeje.

Waters mori me vete vajzën e saj në Parlament dhe, kur foshnja kishte uri, u ushqye me gji.

Larissa Waters është bashkëkryetare e Partisë së Gjelbër dhe e shfrytëzoi rastin për të promovuar edhe më shumë të drejtat e femrave.

Vetëm vjet, Parlamenti australian miratoi ligjin që lejon ligjvënëset femra të ushqejnë me gji fëmijët në sallë edhe gjatë seancës. Më parë, fëmijët as që lejoheshin të hynin në sallën e Parlamentit, transmeton tch.

Senatorja Waters, e cila ushtroi ndikim të madh në ndryshimin e ligjit, tha në atë kohë se rregullat e Parlamentit duhej të ishin më miqësore ndaj familjeve, në mënyrë që të ketë më shumë femra në Parlament dhe që senatoret që kanë fëmijë të vegjël të mund të balancojnë më mirë detyrat parlamentare dhe prindërore.

SHKARKO APP