Vogue: Shqipëria dhe Kosova, ndër 9 destinacionet që çdo grua aventuriere duhet të vizitojë

Me shtigje të reja dhe shtëpiza të hapura përreth globit, kurrë nuk ka qenë një kohë më e mirë, për të veshur çizmet tuaja të ecjes dhe për të nisur një aventurë në disa nga destinacionet më të bukura në botë, shkruan revista e njohur “Vogue” për destinacionet që çdo grua aventuriere duhet të vizitojë në 2017.

Nëse ju kërkoni të shkoni në malet e Amerikës së Jugut, ose të ngjiteni në malet e egra evropiane, apo të shikoni pinguinët në Antarktid, tani është koha për t’u njohur me shumicën e vendeve më të paeksploruara të botës.

Në vendet e Ballkanit përmenden Kosova dhe Shqipëria si vende atraktive për ecje malore. “Gjatë udhëtimit mund të njiheni me trashëgiminë e pasur kulturore të rajonit, duke qëndruar në fshatrat lokale që gjenden në zonat malore apo në bregdet”, theksohet në shkrimin e revistës.

Destinacionet kryesore që çdo grua duhet të vizitojë në 2017 janë Peruja, Antarktida, Australia Perendimore, Finlanda, Kanadaja, Ballkani, Nepal , Jordani dhe Kenia./k.s/

http://www.vogue.com/13516539/travel-destinations-for-adventurous-women-in-2017/

SHKARKO APP