Votim pa e lexuar? Vetëm 19 nga 74 deputetët njiheshin me marrëveshjen e huasë me SHBA-në

Sipas të dhënave, vetëm 27 nga 140 deputetët e Kuvendit firmosën deklaratën e konfidencialitetit, dokument i nevojshëm për t’u njohur me përmbajtjen e marrëveshjes.

Mes tyre ishin edhe tetë deputetë të opozitës, anëtarë të Komisionit të Sigurisë dhe Komisionit të Ekonomisë, të cilët më pas nuk morën pjesë në votimin në seancë plenare. Ata argumentuan se zhvillimi i mbledhjes së komisionit dhe i seancës plenare brenda të njëjtës ditë ishte në kundërshtim me Kushtetutën.

Megjithëse marrëveshja u miratua me 74 votat e deputetëve socialistë, vetëm 19 prej tyre kishin akses dhe ishin njohur paraprakisht me dokumentin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këta janë: Besnik Brahimi, Agron Malaj, Lindita Nikolli, Hysen Buzali, Igli Hasani, Elisa Spiropali, Bujar Rexha, Ilirjan Pendavinji, Shkurt Lasku, Termet Peci, Ardit Bido, Erjo Mile, Zamira Sinaj, Briseida Cakërri, Aulona Bylykbashi, Adi Qose, Milva Ikonomi, Elton Korreshi dhe Admir Kadeli.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?