Votohet në Kuvend ligji i ri për menaxhimin e mbetjeve, ministri Jaupaj: Në përputhje me standardet e BE-së
Ministri i Mjedisit, Sofjan Jaupaj reagon pasi në Kuvend sot u votua ligji i ri për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve. Ministri shkruan se është fryt i një pune të gjatë tre vjeçare që përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të qasjes së re për ekonominë qarkulluese, parandalimin e ndotjes dhe përdorimin më efikas të burimeve.
Postimi i plotë
Kuvendi i Shqipërisë miratoi sot Ligjin e ri për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, fryt i një pune të gjatë tre vjeçare që përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të qasjes së re për ekonominë qarkulluese, parandalimin e ndotjes dhe përdorimin më efikas të burimeve.
Ligji modernizon kuadrin ligjor kombëtar në përputhje me standardet e Bashkimit Europian dhe krijon bazat për investime të qëndrueshme, inovacion dhe menaxhim më të përgjegjshëm të mbetjeve në çdo nivel, nga qytetarët te biznese.
Mirënjohje kolegëve deputetë për besimin ndaj ligjit për menaxhimin e mbetjeve, si edhe partnerëve ndërkombëtarë për mbështetjen në këtë rrugëtim të gjelbër për Shqipërinë.
View this post on Instagram
KOHA JONË SONDAZH

