Votoi Spiropali kundër arrestimit të Ballukut? Reagon Taulant Balla: Nuk më rezulton asnjë…

Partia Socialiste refuzoi kërkesën e SPAK ndaj Kuvendit për autorizimin për Belinda Ballukun. Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla tregon se çfarë ndodhi në mbledhjen me dyer të mbyllura të Partisë Socialiste. I pyetur se si kishte votuar Elisa Spiropali, Balla u shpreh se asnjë deputet nuk votoi kundër apo abstenim.

Duma: A ka pasur dy vota abstenim?

Balla: Unë jam kryetar i Grupit dhe në fund të mbledhjes, ne bëjmë votimet, siç bëhen në seancë plenare. Unë kam drejtuar votimet për disa çështje sot. Në procesverbalin të mbledhjes time sot nuk më rezulton asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim për vendimin e mosdhënies së autorizimit të kërkesës në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duma: E ngriti dorën Spiropali? Po apo jo?

Swiss Digital Mobile Reklama

Balla: Nuk kishte asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Sulo: Ju e dini qëndrimin e BE-së në këtë çështje. Ju keni votuar që mos t’i jepni lejen SPAK-ut për masën e arrestit. Pse ka votuar PS në interes të saj duke dëmtuar interesin e shqiptarëve për integrim.

Balla: Unë nuk marr përsipër të flas në emër të BE-së siç lehtësisht e merrni ju. Qëndrimi i BE-së është që Shqipëria ka bërë hapa…

Sulo: Jo për çështjen Balluku të lutem. Ka folur McAllister dhe Gonzato.

Balla: Çështjet individuale nuk janë kapituj ose grupkatiuj për negociatat. Jemi vendi që kemi hapat më të konsiderueshëm aty duke krahasuar dhe me vendet që i kanë nisur negociatat 10 vite para nesh. Respektimi i të drejtave të njeriut është një pikë themelore në këto kapituj. Nuk ka asnjë pushtet mbi një pushtet tjetër, por ka një ‘check and balance’ mes pushteteve. Ndërkohë që respektimi i pavarësisë së Prokurorisë dhe Gjykatës, është thënë qartë dhe në qëndrimin sot, që hetimi ndaj znj.Balluku vazhdon i paprekur dhe i pavarur. Nuk e rrezikon kjo. Jam i sigurt për këtë.

Duma: Nuk do të kemi asnjë surprizë ditën e enjte? Do të ketë një votë unanime të Grupit…

Balla: Dua të sqaroj diçka. Po të mbani mend, në datën 23 shkurt, kur ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Mandateve, unë e kisha mbajtur një qëndrim, kundër dhënies së autorizimit. Megjithatë kam deklaruar se do të shkoj në Grupin Parlamentar, do të parashtrojmë vendimet tona. Në rastin tonë, kemi bërë një diskutim sot dhe kemi marrë një vendim, ku të gjithë deputetët sot në mbledhje, kanë votuar kundër dhënies së autorizimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?