Vrasësi nga Prishtina arrestohet në Barcelonë
Policia katalunase ka arrestuar një shtetas të Kosovës, 44 vjeçar, i kërkuar nga Interpoli për një vrasje në Prishtinë dhe plagosjen e së paku 6 personave, raporton Koha.net.
Autoritetet në Prishtinë po e kërkonin që nga viti 2005, dhe operacioni erdhi si pjesë e përpjekjeve për të shpërndarë një bandë personash nga ish-Jugosllavia.
Kosovari kishte plane për të tjera vrasje në një seri hakmarrjesh për një bandë rivale.
Ai do të mbahet në burgun e kryeqytetit katalunas, derisa të negociohet ekstradimi i tij i mundshëm në Kosovë.