Vrasja e Martin Canit, Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn

Gjykata e Tiranës dënon me 16 vite burg Mario Përlleshajn, i cili ka përfituar ulje dënimi për shkak të moshës.

Mësohet se i mituri është dënuar edhe për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj Luis Meçja.

Në seancë morën pjesë vetëm babai i të ndjerit Martin Cani dhe Luis Meçja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të gjyqit, babai i Martin Canit, Engjëll Cani, tha se ky vendim është rreze drite për familjen e tij, megjithatë sikur edhe të dënohej edhe me dënim përjetë, sërish dhimbja nuk hiqet. Babai tha se tragjedia mund të ishte shmangur nëse shkolla do t’i kishte njoftuar me mesazh për sherrin mes të miturve që kishte nisur brenda ambienteve të shkollës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?