Vrasja e shqiptarit 23-vjecar në Itali, dalin detaje nga ngjarja

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin universitar të Perugias, ku gjatë natës së kaluar 23-vjeçari shqiptar Hekuran Cumani humbi jetën pasi u godit për vdekje me thikë në parkingun pranë Fakultetit të Matematikës.

Sipas raportimeve të para, i riu – me origjinë nga Fabriano – ndodhej në shoqërinë e disa miqve, të cilët pas ndalimeve në disa lokale, u drejtuan për në “110 Caffè”, një bar që ndodhet pranë kampusit universitar. Pikërisht aty, grupi i tyre është përballur me një tjetër grup të rinjsh, me sa duket banorë të Perugias dhe me origjinë të huaj.

Debati mes dy grupeve është përshkallëzuar shpejt në një përleshje fizike, e cila ka vazhduar edhe jashtë lokalit, në zonën e parkingut. Gjatë konfliktit, Cumani është goditur me një plagë të vetme, por vdekjeprurëse, në zonën midis gjoksit dhe fytit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjurmët e gjetura në asfalt tregojnë se viktima ka tentuar të largohet disa metra pas goditjes, përpara se të rrëzohej përtokë, shumë pranë hyrjes së Departamentit të Matematikës. Ekipet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht nuk mundën ta shpëtonin jetën e 23-vjeçarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia e Shtetit, nën drejtimin e Zyrës së Prokurorit Publik të Perugias, ka nisur një hetim intensiv për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të identifikuar autorin e krimit. Hetuesit kanë marrë në pyetje të gjithë miqtë e Cumanit, të cilët ishin të pranishëm gjatë përplasjes, dhe dëshmitë e tyre janë konsideruar të vlefshme për identifikimin e të dyshuarit.

Aktualisht, hetimet po përqendrohen në analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë së klubit dhe të parkingut universitar. Deri tani, hetuesit përjashtojnë motivet që lidhen me çështje droge, duke sugjeruar se konflikti mund të ketë pasur shkaqe të parëndësishme dhe nuk ka lidhje me ambientin universitar.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?