Vrasja e të vetëshpallurit President i Çamërisë, shokët: Vrasje politike

Festim Lato, i vetëshpalluri “Presidenti i Çamërisë”, u gjet i vrarë në Amsterdam. Fillimisht u dyshua se trupi i pajetë i përkiste një polaku por më pas rezultoi se bëhej fjalë për biznesmenin shqiptar, Festim Lato, i cili prej 25 vitesh jetonte në Holandë.

Sipas ”De Gelderlander”, Lato ka shmangur një ushtri kreditorësh për një kohë të gjatë. Ai u deklarua personalisht i falimentuar nga gjykata në Zutphen në prill të këtij viti. Pavarësisht kësaj, ende nuk dihet nëse kjo ka të bëjë me vrasjen e tij.

Një mik i mirë i Latos, konfirmoi vdekjen e tij tek ”De Gelderlander”. Ai i tha gazetës se ai kohët e fundit e takonte shpesh dhe nuk kishte arsye të besonte se do t’i ndodhte ndonjë gjë e keqe. Angelo Aliu, kryeministri i vetëshpallur i Republikës së Çamërisë, konfirmoi vdekjen e Latod në facebook. Ai tha se ishte i tronditur nga vdekja dhe e quajti atë “një vrasje të motivuar politikisht të një heroi të Çamërisë”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?