Vrasja në varrezat e Sharrës, prangoset një nga autorët

Një person i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e dy ditëve më parë, ngjarje që ndodhi në varrezat e Sharrës në kryeqytet, është arrestuar dje nga policia e Tiranës. Në pranga ra Jurgen Gjuzja,19 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa po punohet për kapjen e Ergert Tafa, 25 vjeç, edhe ai banues në kryeqytet. Sipas policisë, Gjuzja dhe Tafa dyshohet se dje rreth orës 14.30 të dy ditëve më parë, në varrezat e Sharrës, kanë qëlluar me armë zjarri 38 vjeçarin Altin Çullhaj. Ky i fundit, banues në Tiranë, ishte punonjës i një agjencie shërbimi funeralesh në kryeqytet. Çullhaj, si pasojë e plagëve të marra, ka gjetur më pas vdekjen në spital. Policia tha se në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 gëzhoja, ndërsa i ndjeri ishte baba i dy djemve, në moshë të vogël. Viktima Altin Çullhaj jetonte me familjen e tij në Pezë, kurse në Sharrë punonte bashkë me vëllanë pasi ky i fundit kishte një agjenci varrimi. Mësohet se ai ka pasur një debat me dy të rinjtë, banues në afërsi të Sharrës, për punimet, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia e një konflikti më herët mes tyre dhe sherri ishte pretekst për ë kryer krimin. Dëshmitarët thanë se në momentin para vrasjes, viktima ishte bashkë me një person tjetër duke kryer punime në një varrezë të Sharrës. Fillimisht pranë tyre ka shkuar nipi i Ergert Tafës dhe është konfliktuar me Altinin. Ky i fundit ka vazhduar punën, por më pas ka ardhur Tafa, i cili pasi ka folur me të, iu afrua me armën në dorë dhe e qëlloi, duke i marrë jetën. Banorët në vendngjarje thanë se mes viktimës dhe autorit kishte pasur konflikt të mëparshëm për një femër të fisit të Tafës. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?