Vrasja për një karikues, faj i shoqërisë

Nga Arbër HITAJ

Vrasja e të riut 22 vjeçar Marvi Mihali 2 ditë më parë, përveç tronditjes që i ka sjellë opinionit publik, dramës familiare, është një këmbanë alarmi për shoqërinë shqiptare dhe grupet e interesit, se çfarë brezi po rritet në këto 25 vjet “liri”.

Shkaqet janë akoma edhe më trishtuese, të mendosh që një i ri, ende pa filluar jetën vritet për një karikues telefoni, me vlerë 10 mijë lektë të vjetra. Pra jeta e një të riu, në sytë e një të riu tjetër shqiptar vlen vetëm 10 mijë lekë të vjetra.

Trishtuese! Por e vërtetë.

Lajme të tilla jemi mësuar shpesh ti dëgjojmë dhe shikojmë, por ajo që mbetet jashtë vëmendjes janë shkaqet.

Vitet e fundit të rinjtë shqiptar, janë në një krizë modelesh.

Kjo në pjesën më të madhe për shkak të opinionit publik dhe medias. Mjafton të hapesh portalet, median e shkruar dhe atë vizive, dhe modelet që promovohen janë këngëtarë që në tekstet e muzikës, bëjnë thirrje vetëm për vrasje konsumim droge (madje ka edhe këngë ku I thuren lavde efektit të drogës), dhe muhabete të “fortësh”, po citoj njërin prej tyre, që më ka bërë më shumë përshtypje dhe kishte shumë klikime. “Thika, kapuça, pistoleta gjithmonë në brez”.

E çi duhen armët një të riu, aq më tepër s’jemi as në kohë lufte.

Të rinjtë shqiptar, model tjetër “atraktiv” kanë bashkëmoshatarët e tyre që merren me politikë, ose më saktë ata moshatarë që përdoren nga politika për “garniturë”.

Pra konkluzioni është i thjeshtë, modeli janë o të fortët milionerat, ose politika, që prej kohësh prodhon veç zhgënjime për të rinjtë dhe jo vetëm. Mungojnë modelet e suksesit në sport, në shkollë, në angazhime vullnetare, e shumë e shumë të tjera.

Periudha aktuale me shumë zjarre në disa zona, mund të ishte idealja për të promovuar të rinjtë vullnetar. Por jo, asgjë e tillë nuk ndodh. Kanë kaluar 25 vjet “liri”, që vazhdon të përkthehet në kaos, dhe ende shëmbujt e tillë mungojnë.

I sapo ardhur nga një vizitë në veri të Spanjës, më bëri përshtypje një fakt, se nëpër kafene gjatë orëve të ditës dhe pasdites shikoje pak ose aspak të rinj nën moshën 25-27 vjeçare.

Politikat e shtetit ishin të atilla, sa gjatë muajve të verës ndaj bizneseve ka incentiva favorizuese nëse punësojnë më shumë të rinj. Përveç asaj kudo shikojë parqe lojrash për fëmijë dhe të rritur. Ndërsa në media promovimi kryesor ishte për sportistë dhe artistë të shumëllojshëm. Pra shoë bizznesi, promovon të rinj të suksesshëm nga çdo fushë e jetës.

Edhe ne kemi student të shkëlqyer që marrin bursa, në universitetet më të njohura të botës, I kemi të suksshëm në art, sport, kulinari dhe shumë fusha të tjera. Por sa prej tyre promovohen, ose ndryshe sa prej tyre njihen. Pak ose aspak.

Pra media jonë ka ardhur koha të ndryshojë faqen, dhe ti kushtojë më shumë vëmedje modeleve që shërbejnë për edukim brezash, në të kundërt e keqja që trokasë në derën e gjithsejcilit prej nesh.

Asnjë s’ka imunitet ndaj të saj.

Shteti ka një rol të rëndësishëm në këtë aspekt. Duke parë të dhënat për të rinjtë më të shëndetshëm në Botë, rezultoi se ishin në Islandë.

Një zgjidhje që jep gjithmonë rezultat te të rinjtë, ishte shtimi i lëndëve sportive gjatë dhe pas mësimit. Një element I rëndësishëm sa I përket Islandës, është fakti që një matuant, s’mund të marrë diplomën e pjekurisë, nëse nuk kalon edhe provimin e notit, që është shumë impenjativ.

Në vitin 1997 në Island, numri I të rinjve që tymosnin cigare ishte rreth 25%, ndërsa I 15-16 vjeçarëve që të paktën konsumonin alkol deri në dehje të paktën një herë në muaj 40%.

Pas 20 vitesh dhe aplikimi të masave të forta, sidomos në edukimin sportiv dhe akademik, shifrat janë ulur në rreth 5% I atyre që konsumojnë alkool, ndërsa për pjesën që tymoste cigare në 3%.

E di që dikush do të thotë që Islanda është larg, por unë besoj se zgjidhja e gjetur nga ai shtet është shumë pranë realitetit tonë.

Të rinjtë shqiptar, janë inteligjent dhe të zhdërvjellët, por ky potencial nuk po orientohet drejt sfidave dhe suksesit. Pyetja që kam është deri kur?/Tema.al/

SHKARKO APP