Vrasja te liqeni, arrestohet një person për moskallëzim krimi

Policia raporton se ka arrestuar një person për vrasjen që ndodhi mbrëmë tek Liqeni. Në pranga ka rënë shtetasi Myftar Pasha, 56 vjeç, i cili akuzohet për veprën e moskallëzimit të krimit. Si autor i dyshuar i krimit është shtetasi Islam Myrtaj.  Sipas të dhënave, i arrestuari është shok i ngushtë me autorin e vrasjes.

Haxhi Bacinovski u ekzekutua me armë  mbrëmjen e djeshme teksa ishte duke bërë vrap nga Liqeni me djalin e tij. Dyshohet se motivi i krimit mes autorit dhe viktimës ishte një borxh i pashlyer. Autori i kishte marrë Haxhi Bacinovskit 43 mijë euro borxh dhe refuzonte që t’ia kthente.

Njoftimi i policisë

Arrestohet një 56-vjeçar për “Moskallzim krimi” në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bill Klinton”, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi H. B.Specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Jetës dhe pronës në DVP Tiranë, arrestuan shtetasin:

  1. P., 56 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas në momentin e vrasjes së shtetasit H. B., dyshohet se ka qënë me autorin e vrasjes dhe nuk ka kallëzuar krimin.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP