“Vrima” e Rita Petros dhe vrima e jurisë së çmimit “Lumo Skëndo”

 

Nga Mentor Kikia

Prej disa ditësh ka shpërthyer një debat publik lidhur me dhënin e cmimit “Lumo Skëndo” vëllimit poetik erotik “Vrima”, me autor Rita Petro.

Në fakt nuk ka patur një debat, por një mori sharjesh ndaj autores, ku veç rrjeteve sociale, mediave e faqeve online, ironia e fortë nuk ka munguar edhe në mediat serioze, që nuk kanë ngurruar të citojnë fragmente nga poezia “Vrima”.

Unë ndaj të njëjtin mendim me ata që mendojnë se ky vëllim poetik nuk e meritonte atë çmim.

Por jam kategorikisht kundër lumit të sharjeve ndaj autores për perversitet, ndyrësi, idiotësi, që shkruan libra pa moral e pa kulturë….

Ai është një libër me poezi erotike?

Çfarë prisni të ketë aty, poezi edukative apo atdhetare? Keni parë ndonjëherë filma erotike (të gjithë besoj)? Keni parë aty mesazhe edukative dhe morale?

Jo, sepse i tillë është filmi. Edhe poezitë erotike nuk mund të jenë as atdhetare, as kulturore as edukative.

Dhe ky nuk është faji i autores.

Kush do, e lexon, e kush nuk do, nuk e lexon librin e saj. Vrimën nuk e ka bërë Rita, vrimën e ka bërë juria, që një çmim të rëndësishëm si “Lumo Skëndo”, që duhet të promovojë të tjera vlera, ia jep një libri të tillë.

“Çmimi Kombëtar i Bibliofilisë “Lumo Skëndo” është një çmim që nxit dhe mbështet cilësinë estetike të botimeve shqiptare. Ky çmim i shërben vlerësimit dhe stimulimit të botimeve me vlera të spikatura bibliofilike e intelektuale, nëpërmjet evokimit të personalitetit të kulturës dhe politikës shqiptare, Lumo Skëndo (Mit'hat Frashërit) veçanërisht si themelues i bibliofilisë shqiptare. Për herë të parë ky çmim u dha në vitin 2006”.

Kjo është pasaporta e cmimit “Lumo Skëndo”.

Tani nëse dikush gje ndonjë lidhje mes çmimit dhe librit, atëherë ka të drejtë. Por faji sërish, nuk është i autoresh. Besoj nuk di ndonjëri ndonjë rast kur filmat e “Channel X” të kenë marrë pjesë në Festivalin e Kanës, e aq më shumë të ketë fituar ndonjë çmim?

SHKARKO APP