Vr*sja e gjyqtarit, ministrja Koçiu: Forcat e policisë s’kanë përgjegjësi për sigurinë brenda godinave të Gjykatave

Ministrja e Brendshme, Albana Koçiu ka dënuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja. Teksa ka shprehur ngushëllimet, Koçiu thekson se janë angazhuar ekspertët më të mirë për të trajtuar këtë ngjarje. ”Forcat e Policisë së Shtetit të cilat duhet sqaruar për opinionin publik se në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje”,-shkruan Koçiu.

Postimi i plotë

Thellësisht e tronditur nga lajmi i rëndë i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit në Tiranë, Astrit Kalaja, dhe plagosja e dy qytetarëve, brenda sallës së gjykatës. Dënoj me forcë këtë akt barbar dhune dhe shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e viktimës, kolegët e tij, duke u uruar shërim të shpejtë të lënduarve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forcat e Policisë së Shtetit të cilat duhet sqaruar për opinionin publik se në bazë të ligjit nuk kanë asnjë përgjegjësi për kontrollin e hyrje-daljeve dhe sigurinë brenda godinave të gjykatave kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Autori është ndaluar menjëherë dhe kemi angazhuar ekspertët më të mirë për të këqyrur në bashkëpunim me prokurorët, përmbushjen e detyrave të ligjit nga ana e punonjësve të sigurisë të gjykatës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?